Aksident në Laç-Patok, plagoset 23-vjeçari, dërgohet drejt Traumës

Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu 23 vjeç ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit, Gjes Merçina.

I riu është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.