‘Bad Blue Boys’ shkaktojnë trazira në Milano, policia arreston 14 ultras të Dinamo Zagrebit

Milani pret Dinamo Zagrebin, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Së bashku me ekipin kroat në Milano kanë mbërritur edhe ultrasit besnikë të Dinamos, “Bad Blue Boys” të cilët kanë bërë menjëherë të ndjehet prezenca e tyre në qytet.

Gjatë paradites, kroatët kanë shkaktuar edhe trazira të vogla megjithatë u ndeshën në reagimin e autoriteteve të Milanos të cilët arrestuan 14 prej tyre.

Kroatët ishin pajisur mirë, teksa të arrestuarve iu gjetën 14 thika dhe shkopinj.

Policia njoftoi se nuk do të lejojë asnjë prej tifozëve të prishë rendin publik apo të dëmtojë qytetin me veprime prej huliganësh.