Shqiptarët braktisin vendin, dyndje e madhe në Ambasadën Gjermane – Largohemi për një jetë më të mirë

Rreth 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin brenda një harku kohor prej 10 vitesh, konkretisht nga vitet 2010 deri në vitin 2020.

Këto janë të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT e EUROSTAT, ndërsa pritet që numri i të larguarve nga vendi mund të jetë edhe më i lartë, në raportet që do të publikohen në vijim.

Një nga vendet europiane pritëse që shqiptarët dynden masivisht për të jetuar e punuar është Gjermania.  Madje, në një njoftim para disa ditësh, Ambasada njoftoi lehtësimin e procedurave për një sërë procesionesh, si mjekë, infermierë e dado për fëmijët. Në Ambasadën Gjermane në Tiranë radhët janë të gjata. Qytetarët presin për të marrë një vizë punësimi ose bashkim familjar.

Burime nga Ambasada thanë për mediat se një nga mënyrat që shqiptarët largohen për në Gjermani, është me anë të agjencive të punësimit, që sigurojnë kontratat e punës dhe zbatojnë të gjitha procedurat e nevojshme. Ndërsa në radhë për një vizë gjermane, kishte të diplomuar për infermieri, kuzhinë e mjekësi, që e shikonin largimin nga vendi si një zgjidhje e favorshme për një jetesë më të mirë.