Më provokuese se kurrë, Dafina Zeqiri jep një leksion të rëndësishëm për meshkujt shqiptar

Të drejtat dhe liritë e gruas është një çështje që çdo herë prek Dafina Zeqirin.

Këngëtarja është shumë e ndjeshme ndaj këtyre temave dhe kurdoherë përdor famën e saj për të kontribuar sadopak. Së fundmi, Dafi mori pjesë në protestën e organizuar si pasojë e përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Krahas shumë figurave të njohura, edhe Zeqiri marshoj rrugëve të kryeqytetit të Kosovës, duke treguar mbështetjen e saj.

Përpos kësaj, Dafina përdor edhe rrjetet e saj sociale, ku ndiqet nga mijëra persona për të dhënë mesazhe të rëndësishme. Siç është ky i fundit i cili iu drejtohet gjithë burrave që kujdesen dhe e respektojnë femrën.

“Burri im gjithmonë më mbështet. Më don dhe i beson vendimeve të mija. Dhe më e rëndësishmja më lejon të jem “unë”. Mundem të vesh çfarë zemra ime dëshiron, në skenë, fotoshoot-e, videoklipet muzikor, apo edhe kur dal jashtë.

Për të gjithë burrat e vërtëtë, suportues dhe të mrekullueshëm! Përshëndetje,”-shkruan Zeqiri krahas një fotoje provokuese më fustan të zi në Instastory.