Planifikim aktesh terroriste në Shqipëri, shtyhet procesi ndaj iranianit

Gjykata e Posaçme shtyu për në 28 shtator procesin ndaj Bijan Pooladrag, iraniani i akuzuar për planifikimin të akteve terroriste ndaj muxhahedinëve në Shqipëri.

Seanca e së mërkurës u shty për shkak të mungesës së një përkthyesi zyrtar të persishtes, prania e të cilit është e detyrueshme në proces.

SPAK ka ngritur dyshime për 5 akuza penale ndaj tij, mes të cilave “organizatë terroriste” dhe “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.