I hyri me forcë në shtëpi dhe dhunoi të afërmen, vihen në pranga 53-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 53 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fqinjës së tij.
Mësohet se i arrestuari ka hyrë me dhunë në shtëpinë e zonjës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj zonjës dhe vajzës së saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Gramsh, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një të afërmes së tij dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. 53-vjeçari dyshohet gjithashtu, se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj vajzës së tij të mitur.