VIDEO/ Debutimi i Asllanit në Champions League dhe biseda me arbitrin shqiptar

Inter arriti të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj Viktoria Plzen në Çeki, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Champions League.

Një ndeshje e cila do të mbesë gjithmonë në kujtime për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, i cili debutoi me fanellën zikaltër në kompeticionin më të madh europian.

Talenti kuqezi u aktivizua nga trajneri Inzaghi në minutën e 84-t, teksa zuri vendin e Brozoviç në fushën e lojës. Një moment special për Asllanin, të cilin duket se ia uron edhe arbitri me origjinë shqiptare Bekim Zogaj, që në këtë  sfidë shërbente si asistent i gjyqtarit kryesor Sandro Share. Zogaj shihet teksa i afrohet Asllanit dhe pas shkëmbimit të disa fjalëve buzëqeshin me njëri-tjetrin.

Për më tepër shikoni videon e momentit të debutimin të Asllanit me fanellën e Interit.