Rreziku i përplasjeve me grupimin pro-familjes, Beogradi ndalon marshimin e Paradës së Krenarisë

Marshi EuroPride, i caktuar për të shtunën në Beograd, nuk mund të mbahet siç ishte planifikuar për shkak të shqetësimeve që ka për sigurinë, tha Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në një deklaratë të martën.

Ministria ndaloi gjithashtu anti- marshimin e propozuar "pro-familjes" të organizuar nga një grup që etiketon veten si "anti-globalist", që e kundërshtojn në mënyrë aktive EuroPride.

“Të dy marshimet duhej të zhvilloheshin në afërsi [njëri-tjetrit] dhe u vlerësua se ekziston rreziku që kjo mund të çojë në sulme dhe përleshje, si dhe rrezik për dhunë, shkatërrim të pronës dhe të tjera  shkelje të mëdha të shkallës së rendit publik”, thuhet në njoftim.

Beogradi Pride, organizatori zyrtar i EuroPride, tha se do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë në dispozicion për të anuluar vendimin.

“Në ora 14:15 morëm një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme se marshimi nuk lejohet, ku arsyeja e ndalimit ishte siguria për aktivitetin. Kjo është gjithçka që dimë për momentin,” tha një nga organizatorët e EuroPride, Goran Miletiq, për gazetën lokale Nova.rs.

Miletiç sqaroi se ministria kishte një problem me rrugën e planifikuar të paradës, e cila pritet të tërheqë mijëra pjesëmarrës nga Serbia dhe jashtë saj.

"Rruga aktuale e marshimit ishte e ndaluar, jo vetë marshimi," tha ai.

“Ekipi ynë ligjor është duke përgatitur një ankesë [në ministri]. Është ankesa fillestare që ju mund ta paraqisni ligjërisht brenda 24 orëve [pas marrjes së vendimit]”, shpjegoi Miletiç. “Marshi duhet të zhvillohet dhe nuk ka asnjë arsye ligjore për ta ndaluar atë.”

Bashkimi Evropian reagoi ndaj lajmeve duke deklaruar se ishte "i zhgënjyer nga vendimi i ministrisë për të nxjerrë një ndalim në rrugën ku do të bëhej marshimit", sipas zëdhënësit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Peter Stano.

"Që nga krijimi i saj 30 vjet më parë, parada ka qenë një pjesë thelbësore e Europride. Është një shprehje publike e vullnetit për të luftuar diskriminimin dhe për promovimin e të drejtave të barabarta të personave LGBTIQ+ dhe pjesën më të dukshme e Europride. Nuk mund të ketë një Europride pa marshim”, theksoi Stano në një deklaratë të martën.

“BE-ja shpreh shpresën se do të gjendet një zgjidhje para së shtunës më 17 shtator që marshimi të mbahet në paqe dhe siguri”, përfundoi ai.