Champions League/ Liverpool triumfon ndaj Ajax, Bayern Leverkusen mposht Atletico Madrid

Liga e Kampionëve luajti raundin e dytë në fazën e grupeve, me shumë sfida që sollën  spektakël dhe emocione.

Në grupin B, Atleticoo e Madridit u ndesh në transfertë me Bayern Leverkusen, ku vendasit fituan me rezultatin 2-0.

Ka triumfuar edhe Liverpool, që mposhti në fund skuadrën e Ajax me rezultatin 2-1. The Reds shënuan me Salah golin e parë, por Kudus barazoi. Vetëm në fund Matip i dha fitoren.

Ndeshja tjetër e këtij grupi ishte ajo mes Portos dhe Club Brugget. Një ndeshje e cila solli spektakël dhe ‘poker’ golash nga skuadra e Club Brugge.

Gjithashtu, një tjetër ndeshje që dhuroi spektakël, ishte ajo mes Marseilletë Frankfurtit e cila u mbyll me rezultatin 0-1.