VIDEO/ Bayerni i pandalshëm në Champions, Lewandowski s’e ndihmon dot Barcelonën

Në “Allianz Arena” u luajt supersfida e mbrëmjes së Champions League mes Bayern Munchen dhe Barcelonës.

Bavarezët fitojnë pastër 2-0, duke marrë kreun e grupit të “ferrit”.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa rezultati ndryshon në të dytin.

Në minutën e 50-të pas një goditje këndi, Lukas Hernandez me kokë shënon golin e parë, duke kaluar Bayernin në avantazh.

Leroy Sane dyfishon shifrat në minutën e 54-t, teksa deri në fund rezultati nuk ndryshon më.

Me këtë fitore Bayerni ngjitet në kuotën  e6 pikëve, duke lënë pas Barcelonën dhe Interin me nga 3.