Arbër Paplekaj del nesër para gjykatës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, zbardhet kërkesa e prokurorisë

Gjyakata e Elbasanit do të zhvillojë ditën e mërkurë seancën e parë ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 23 prill të vitit 2021.

Burime për Syri.net bëjnë me dije se gjatë ditës së nesërme Prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë me radhë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.

Kujtojmë që Arbër Paplekaj ka qenë bodigardi i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, gjatë fushatës së zgjedhjeve elektorale të 2021.

Pas një përplasje mes dy grupeve partiake, ku janë përdorur edhe armët, Paplekaj ka qëlluar mbi Xhuvanin duke e lënë të vdekur.