Kalaja flet nga inceneratori i Tiranës: Mos harroni se Veliaj vrau Ardit Gjoklajn! Protestoni në skenat e krimit

Kryetarja e Gjykatës së PD, Adriana Kalaja, deklaroi nga inceneratori i Tiranës ku po mbahet protesta e thirrur nga Partia e Lirisë se duhet protestuar aty ku ndodh vjedhja e krimi.

Kalaja tha se Erion Veliaj është vrasësi i Ardit Gjoklajt ndërsa shtoi se një bandë po drejton Shqipërinë. Më tej Kalaja tha se qeveria po abuzon me taksat e qytetarëve.

"Të protestojmë aty ku duhet të ishte inceneratori që nuk është. Ajo që më bëri përshtypje, janë fotot e turpshme të Erion Veliajt dhe bandës që fatkeqësisht drejton këtë vend. Në ato gërmadha mbeti i vrarë, ose e vrau Ardit Gjoklajn, Erion Veliaj, dhe sot e kësaj dite nuk ka drejtësi.

Të gjithë të reagojmë që kurrë të mos harrojmë gjakun e Veliajt dhe gjithë padrejtësistë që i bëhen njerëzve të thjeshtë, se me taksat e tyre ata abuzojnë dita ditës. Brenda këtij vendi që qartësisht është skenë krimi, kemi një megaaferë."-tha Kalaja.