Kur Maradona ofendonte mbretin e Anglisë: I thuaj këtij hundë-derrit të…

Ish-menaxheri i Diego Armando Maradonës, Guillermo Coppola ka zbuluar një histori mjaft interesante mes legjendës argjentinase të futbollit dhe mbretit të Anglisë, Charles III, i cili atëherë ishte Princ.

Maradona ishte i ftuar të merrte pjesë në ceremoninë e lamtumirës nga futbolli të Osvaldo Ardiles, ish futbollist i Tottenham, teksa organizimi bëhej pikërisht në pallatin mbretëror, Buckingham Palace.

“Kishim shumë emocione të gjithë, por në një moment Diego më thotë: Coppola thuaji këtij hundë-derrit të më heqë dorën nga shpatulla. Unë mbeta i habitur, pasi nuk dija çfarë të bëja. Ky hundë-derri ishte Princi Charles, që sot është mbret i Anglisë”, zbulon Coppola.