Jazexhi: Sulmi kibernetik nga jashtë Iranit! Akuzohet Irani se kështu do Amerika...

Historiani Olsi Jazexhi komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv sulmet kibernetike në Shqipëri.

Jazexhi tha se sulmi ka ardhur nga jashtë Iranit ndërsa shtoi se akuzohet Irani se kështu do Amerika. Sipas tij, SHBA-të po bëjnë një fushatë të paparë dezinformomi dhe po akuzojnë Iranin për interesat e tyre.

"Nuk është vërtetuar shkencërisht se sistemi në Shqipëri është sulmuar nga Irani. Shumë ekspertë të fushës që merren me hakerat kanë vërtetuar se serverat nga vjen sulmi janë në Kinë, Indi e Rusi.

E para është që për personat që njohin Iranin, në Iran interneti është sikur ka qenë në 1999 në Shqipëri. Nuk bëhen dot hakerime nga Irani.

Ka dy gjëra, e para janë hakerat që nuk janë nga Irani, sulmi s'ka ardhur nga ata por nga jashtë iranit. E dyta është futja e politikës.

Administrata amerikane po e përdor hakerimin e sistemeve në Shqipëri për qëllimet e saja politike të politikës së jashtme.

Amerikanët duan të ulin Iranin në tryezën e bisedimeve ngaqë kanë luftën me Rusinë dhe u duhet nafta e gazi iranian, dhe iranianët po qëndrojnë kokëfortë në qëndrimet e tyre.

Amerikanët përdorin çdo skandal të mundshëm, nëse patë DASH para pak ditësh futën në listën e sanksioneve një hoxhë plak me emrin Ismail Hatibi dhe thanë ky ka bërë hakerimin, fushatë e papara dizinformacioni që në Shqipëri, edhe ata që dalin në TV, kanë frikë ta thonë këtë gjë."-tha Jazexhi.