Njëri në kërkim për plagosje, tjetri për vjedhje, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Greqi

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në kufirin greko-shqiptar.

Shqiptari i parë u ndalua në Follorinë, pasi 34-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës me 18 vite 1 muaj dhe 6 dite burg dhe 1000 euro gjobe për “grabitje”, “vjedhje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë, shqiptari i dytë, një 35-vjeçar u arrestua po në Follorinë, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Kilkis me 18 muaj burg dhe 3000 euro gjobe për “plagosje të thjeshte” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”.