‘Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II’/ Meta shpreh ngushëlimet në Ambasadën Britanike

Kryetari i Partisë së Lirisë Iir Meta ka shprehur ngushëllimet në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

‘Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira. 🇦🇱🇬🇧