Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt zgjeron familjen?!

Ai nuk ishte një personazh i njohur, mirëpo marrëdhënia dhe më pas ndarja me Rudina Dembacajn ka bërë që shpeshherë të përmendet në lajmet rozë.

Bëhet fjalë pikërisht për Aleksandër Varfaj, i cili prej disa kohësh tashmë është në një marrëdhënie me Mariza Prezën.

E dashura e Aleksandrit nuk është një personazh i njohur për publikun gjithashtu, megjithatë nuk kanë munguar postimet e herë pas hershme në rrjetet sociale nga ai.

Së fundmi, vëmendjen e ka marrë një postim i Marizës, ku ka pozuar me një fustan saten të zi.

Nga sa mund të shikojmë në foto barku i saj duket më i rrumbullakosur se zakonisht. Ky detaj nuk iu ka shpëtuar as ndjekësve të saj, ku njëra pyet: “A po pret një bebush?” 

Nëse mendoni se Preza e ka injoruar këtë koment, gaboheni. Partnerja e Aleksandrit, i është përgjigjur me një puthje.