Graham Poter prezantohet te Chelsea, dëshira e madhe është Cristiano Ronaldo

Graham Poter është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Chelseat, i cili përkrah presidentit të “Bluve”, Tod Bohli, ka firmosur kontratën e tij me klubin nga Londra.

Duket se ai menjëherë ka nisur punën për të menduar për merkaton e janarit, edhe pse ajo e verës ka vetëm disa ditë që është mbyllur.

Siç raportojnë mediat angleze, trajneri anglez ka dëshirën që të afrojë në skuadër yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

37-vjeçari ishte pranë një kalimi te Chelsea që në verë, por Tuchel nuk e shihte në planet e tij, gjë që nisi krisjen mes tij dhe presidentit amerikan të “Bluve”.

Bohli është shprehur se Ronaldo është futbollisti i tij i preferuar dhe do të donte shumë ta shikonte te Chelsea, gjë që mund të plotësohet në janar me Poter në stol.

Dhe Ronaldo pritet të jetë dakord me një transferim në Londër, duke parë dëshirën e tij të madhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu pas faktit që ka humbur dhe vendin e titullarit në skuadrën e drejtuar nga Erik Ten Hag.