VIDEO-SYRI TV/ Tërmeti: Shkollat vijojnë me turne, ankohen banorët
Edhe këtë vit në disa shkolla të Kurbinit do të zhvillohet mësimi me turne, për shkak të vonesave të procesit të rindërtimit të shkollave të reja që u dëmtuan nga tërmeti.
E tillë është shkolla Gorre në Kurbin, ku 160 nxënësit e saj do të zhvillojnë mësim me turne në shkollën 9-vjeçare, pasi prej tre vjetësh godina e shkollës së mesme zvarritet duke mos u rindërtuar.
Prindërit shprehen se mësimi me turne ul rendimentin te fëmijët, ndërkohë që një problem tjetër është siguria e fëmijëve.