Shpërndante kokainë, arrestohet nga operacionalja trafikanti

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas pasi dyshohet të ishte shpërndarës droge.

Sipas njoftimit të policisë u arrestua në flagrancë shtetasin D. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.