Vedat Muriqi bëhet lojtari i parë i Kosovës që i shënon Real Madridit

Vedat Muriqi duket se ka gjetur “parajsën” në Mallorca.

Sulmuesi i përfaqësueses kosovare ndihet mirë në Spanjë, teksa nisja e shkëlqyer e sezonit në planin personal ka vijuar edhe në Madrid.

Pavarësisht se Mallorca e tij është mundur nga Reali (4-1) në “Santiago Bernabeu”, kosovari e ka bërë punën e tij, duke shënuar për ishullorët.

Ai është bërë lojtari i parë kosovar në histori që i shënon Real Madridit. Për të ky ishte goli i tretë sezonal.