Itali: Politikanja që drejton partinë me rrënjë fashiste kryeson në sondazhe

Koalicioni i krahut të djathtë të Italisë, i udhëhequr nga ‘Vëllezërit e Italisë’ me në krye Giorgia Melonin, sipas sondazheve është shumë pranë fitores të zgjedhjeve të 25 shtatorit.

Blloku ka një avantazh prej pothuajse 20 pikë përqindjeje përballë koalicionit të qendrës së majtë të udhëhequr nga Partia Demokratike e Enrico Letta-s.

Mbështetja për Melonin është rritur në mënyrë të qëndrueshme. 45-vjecarja, e cila filloi karrierën politike në partinë post-fashiste të Italisë, është një veterane politike, por nuk ka pothuajse asnjë përvojë qeveritare, raporton Euronews albania

Si kryesuesja për t’u bërë kryeministre e ardhshme, ajo është zotuar të mbajë kursin e vendosur nga kryeministri në largim Mario Draghi për mbështetjen për Ukrainën dhe disiplinën fiskale.