VIDEO/ Vedat Muriqi i pandalshëm, i shënon gol edhe Real Madridit

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e sfidës mes Real Madrid dhe Mallorca-s në “Bernabeu”,e  vlefshme për javën e pestë në La Liga.

Vedat Muriqi ishte protagonist absolut për Mallorca-n në këto 45 minuta e para, teksa arriti të tund rrjetën e “Los Blancos” dhe të kalojë skuadrën e tij në avantazh në minutën e 35-të. Sulmuesi “Dardan” shënoi gol me kokë, pas një krosimi në zonë nga Lee.

Megjithatë Reali do të vendoset baraspeshën në fundin e pjesës së parë, falë një supergoli të Federico Valverdes.