FOTO/ Rrëqebulli i Ballkanit zgjeron territorin në Shqipëri, ja ku u zbulua së fundmi

Rrëqebulli i Ballkanit u fotografua për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës në Pogradec. Kamerat e kurthit të vendosura nga AdZM Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar.

Falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona, kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin Shqiptarë.  Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.