Vëllezërit ngacmojnë seksualisht 2 të mitura në Kosovë dhe tentojnë t’i rrëmbejnë

Dy të mitura janë ngacmuar seksualisht nga dy vëllezër në Istog, Kosovë.

Gazeta Express raporton se dy vëllezërit kanë tentuar t’i fusin në makinë vajzat e mitura.

Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit, ndërsa  tjetri ndodhet në arrati.

I dyshuari pas marrjes në pyetje është dërguar në paraburgim.

Njoftimi i policisë:

NGACMIM SEKSUAL/Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar t’i fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.