", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/September/10/auto_isokpBKr1662797997.jfif", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Presidenti i klubit spanjoll përleshet me agjentin e lojtarit, ky i fundit e godet në hundë

Fundi i merkatos shkaktoi shumë tension te Rayo Vallecano . Dokumentacioni për transferimin e Raul De Tomas nga Espanyol nuk mbërriti në kohë në zyrat e La Liga dhe kjo solli kaos mes palëve të përfshira. Megjithatë, skuadra nga jugu i Madridit donte të transferonte lojtarin e Espanyol kur merkatoja të rihapet në dimër dhe këtë të enjte pati një takim në zyrat e Stellar Group, agjencia që përfaqëson sulmuesin, e që përfundoi me përleshje mes palëve.

Presidenti i Rayo Vallecano,  Raul Martin Presa dhe disa punonjës të agjencisë së përfaqësimit u përfshinë në një zënkë në të cilën pati sulme. Vetë kreu i skuadrës së Rayo-s thirri policinë pas sherrit të madh që shpërtheu në kryeqytetin spanjoll. Gjithçka do të kishte nisur nga synimet e Stellar Group që klubi Rayo-s të paguante një komision për përfaqësuesit e Raul De Tomas.

Në denoncimin që Martin Presa ka bërë, pasqyrohet se një nga punonjësit e Stellar Group, Ivan Garcia Gonzalez , ka goditur me kokë presidentin e Rayo në hundë, duke i shkaktuar plagë. Sipas raportit mjekësor nga klinika Ruber që shoqëron denoncimin, është përjashtuar që presidenti të ketë pësuar thyerje në hundë dhe frakturë të nofullës, çka ka treguar edhe ekzaminimi i parë fizik. Agjencia e përfaqësimit të lojtarit e mohon agresionin.

Në një prononcim për “ElChiringuito”, Presa akuzoi përfaqësuesit e  RDT -së, duke i fajësuar ata për kaosin e përjetuar më 1 shtator: “ Po punojmë, kemi avancuar shumë. Ndërhyrja e përfaqësuesve të lojtarit pengoi që të kishim një marrëveshje”.