Shkëlqeu me Granadën, Uzuni merr vlerësimin e rëndësishën në kampionat

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni është shpallur lojtari i muajit gusht në La Liga 2.

Lojtari i Granadës, me skuadrës spanjolle që u rrëzua sezonin e fundit në kampionatin e dytë për nga rëndësia në Spanjë, ka shënuar katër gola gjatë muajit që lamë pas dhe momentalisht duket se është në top-formë.

Uzuni ishte autori i një prej golave në fitoren 2-0 ndaj Racing Santander si dhe shënoi hat-trick në fitoren 3-0 të Granadës ndaj Villarreal B.