Akuzat për Metën nga Autoriteti i Dosjeve, Berisha: Janë gjueti shtrigash

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i quajti gjueti shtrigash akuzat për kreun e Partisë së Lirisë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit.

Sali Berisha: Është gjah shtrigash. Një person anonim thotë “ky më ka paditur mua”. Kryetari i Autoritetit të Dosjeve ka vetëm një tagër: ti thotë atij “ligji që unë zbatoj nuk ka lidhje me këtë sepse ligjvënësi ë ka hequr të drejtën e verifikimit të figurave politike”. Pse kjo është gjithçka e turpshme? Cila ishte detyra e zonjës që kryeson Autoritetin?

Ti thoshtë qytetarit: ligjvënësi e ka përjashtuar këtë problem nga unë, por ti kërko dosjen tënde dhe unë jam e detyruar ta jap dhe shko në gjykatë padit persekutorin tënd. Në qoftë se gjërat do zhvilloheshin në këtë mënyrë kjo ishte mënyra ligjore. Sapo lexova dokumentin e firmosur nga Komisioni, e pashë që ishte hartuar në zyrat e Edi Ramës nga ish oficerë sigurimi. Autoriteti i Dosjeve nuk mund të përzihej kurrë se po përdoret si oficer sigurimi. Ti nuk ke të drejtë për një çështje që nuk ta jep ligji. Në Kuvend mund të jenë 30-40 ish bashkëpunëtorë sigurimi, por kjo shumicë e anulloi ligjin.