Mbretëresha Elizabeth II vdiq, ngjitet në fron Mbreti Charles III

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet, njofton BBC.

Ajo vdiq paqësisht të enjten pasdite në pronën e saj skoceze, ku kishte kaluar pjesën më të madhe të verës.

Mbretëresha u ngjit në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.

Djali i saj, Mbreti Charles III tha se vdekja e nënës së tij të dashur ishte një "moment i madh pikëllimi" për të dhe familjen e tij dhe se humbja e saj do të "ndihej thellësisht" në mbarë botën.

Ai tha: "Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një sovraneje të dashur dhe një nëne shumë të dashur.

"Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commonwealth, dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën."

Gjatë periudhës së ardhshme të zisë, ai tha se ai dhe familja e tij do të "ngushëllohen dhe mbështetej tek fakti i respektit dhe dashurisë sw thellë pwr të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht".

Mbreti dhe gruaja e tij, Camilla, tani Bashkwshortja e Mbretit, do të kthehen në Londër të premten, tha Buckingham Palace. Ai pritet t'i drejtohet kombit të premten.

Anëtarët e familjes mbretërore ishin mbledhur në Balmoral pasi mjekët e Mbretëreshës ishin tw shqetësuat për shëndetin e saj më herët gjatë ditës.

Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës shkuan në Balmoral, afër Aberdeen, pasi mjekët e vunw Mbretëreshën nën mbikëqyrjen mjekësore.

Aty erdhi edhe nipi i saj dhe tani trashëgimtari i fronit, Princi William dhe vëllai i tij, Princi Harry.

Kryeministrja Liz Truss, e cila u emërua nga Mbretëresha të martën, tha se monarku ishte shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne, i cili "na kishte siguruar stabilitetin dhe forcën që kishim nevojë".

Duke folur për Mbretin e ri, ajo tha: “Ne i ofrojmë atij besnikërinë dhe përkushtimin tonë, ashtu si nëna e tij qw iu u kushtua kaq shumë, kaq shumë njerëzve, për kaq shumë kohë.

“Dhe me kalimin e epokës së dytë Elizabetiane, ne hapim një epokë të re në historinë madhështore të vendit tonë të madh, pikërisht ashtu siç do të kishte dëshiruar Madhëria e saj, duke thënë fjalët “Zot, ruaje Mbretin”.

Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby - udhëheqës shpirtëror i Kishës së Anglisë, guvernatori suprem i së cilës monarku është - shprehu "trishtimin e tij të thellë".

Ai tha se "lutjet e tij janë me Mbretin dhe Familjen Mbretërore".

Mbreti Charles, 73 vjeç, bëhet kreu i shtetit në 14 sfera të Komonuelthit.

Ai dhe gruaja e tij, Camilla, janë në Balmoral së bashku me vëllezërit e motrat e tij, Princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward.

Ata shoqërohen nga bashkëshortja e Eduardit, Sophie, si dhe princat William dhe Harry.

Gruaja e William, Catherine, qendroi në Windsor me fëmijët e tyre - George, Charlotte dhe Louis - pasi ishte dita e tyre e parë e plotë në një shkollë të re.

Familja mbretërore tashmë ka hyrë në një periudhë zie. Në ditët në vijim, pjesa më e madhe e jetës kombëtare do të jetë pezull.

Angazhimet zyrtare do të anulohen dhe flamujt e unionit do të valëviten në gjysmështizë në rezidencat mbretërore, ndërtesat qeveritare, në të gjithë Forcat e Armatosura dhe në postat e Mbretërisë së Bashkuar jashtë shtetit.

Anëtarët e parlamentit do t'i bëjnë homazhe mbretëreshës dhe do t'i betohen mbretit Charles.

Do të ketë këmbana kishash dhe përshëndetjet me armë, ndërsa organizatat dhe bamirësitë lokale dhe kombëtare organizojnë mënyra për të bërë nderimet e tyre, me ngjarje përkujtimore dhe libra ngushëllimi.

Në dy javët e ardhshme pritet një funeral shtetëror për mbretëreshën.

Udhëheqësit e huaj i kanë bërë homazhe Mbretëreshës, me presidentin amerikan Joe Biden duke përkujtuar se si ajo qëndroi në solidaritet me SHBA-në në "ditët e tyre më të errëta" pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Për presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ajo ishte një "mbretëresha zemërmirë" dhe "mike i Francës".

Për Justin Trudeau, kryeministrin e Kanadasë, Mbretëresha ishte një konstante në jetën e kanadezëve dhe një nga "njerëzit e tij të preferuar në botë".

Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.

Por ka një sërë hapash praktike - dhe tradicionale - nëpër të cilat ai duhet të kalojë për t'u kurorëzuar Mbret.

Mvreti i ri, si do të quhet ai?

Ai do të njihet si Mbreti Charles III.

Ky ishte vendimi i parë i mbretërimit të mbretit të ri. Ai mund të kishte zgjedhur nga cilindo nga katër emrat e tij - Charles Philip Arthur George.

Nuk është i vetmi që përballet me ndryshim titulli.

Megjithëse ai është trashëgimtar i fronit, Princi William nuk do të bëhet automatikisht Princi i Uellsit - kjo do t'i jepet atij nga babai i tij. Ai ka trashëguar titullin e babait të tij Duka i Cornwall-it - William dhe bashkë me Kate tani titullohen Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit.

Ekziston edhe një titull i ri për gruan e Charles, Camilla, e cila bëhet bashkëshortja e Mbretit - Consort, termi që përdoret për bashkëshorten e monarkut.