Barazimi me Cluj, Thaçi: Bëmë paraqitje të mirë, por jemi të zhgënjyer nga rezultati

Duke folur pas barazimit 1-1 ndaj CFR Cluj në “Fadil Vokrri”, në sfidën e parë të fazës së Grupeve të Conference League, mbrojtësi që shënoi për Ballkanin, Armend Thaçi theksoi se bënë një lojë të mirë, por fundi nuk foli për ta.

Ndërsa ka folur për emisionin “Zona Gol”, Thaçi theksoi se ndihen të zhgënjyer që nuk ia dolën të fitonin.

Jemi shumë të zhgënjyer, treguam një formë shumë të mirë, por nuk dolëm me fitore. U ndjeva shumë mirë që shënova, por pësimi në fund na zhgënjeu pak. Këtë herë ishim pak të lodhur, ndoshta edhe nga kalendari i ngarkuar. Mendoj se e përballuam mirë deri në fund bëmë një paraqitje shumë të mirë, përveç golit që pësuam në fund.”-deklaroi ai.