Bologna gjen zëvendësuesin e Mihajlovic

Bologna e ka gjetur trajnerin e ri, pas shkarkimit të serbit Sinisa Mihajlovic.

Klubi italian nuk ka humbur kohë. Mediat në vendin fqinj raportojnë se marrëveshja me trajnerin Thiago Motta është shumë pranë.

Vjet Motta drejtoi me sukses skuadrën e Spezias dhe tani do të provojë një eksperiencë të re në krye të Bolognas.