Danaj: Vjedhje stratosferike në sektorin energjetik! Rama ka derdhur para pa bërë transparencë

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv krizën energjetike dhe rritjen e çmimit të energjisë nga qeveria.

Eksperti Vjoldi Danaj tha se që kur Rama ka shpallur emergjencën e energjisë elektrike, ka derdhur para për blerje energjie por pa bërë transparencë.

Sipas tij, ka shumë dyshime për vjedhje dhe abuzim stratosferik sidomos gjatë kësaj periudhe.

"Nuk dimë sa energji kanë blerë kompanitë që importojnë, dhe sa ka qenë çmimi i tyre. Sa lekë nga buxheti i shtetit, real, kanë shkuar për blerje të energjisë elektrike me qëllim të shohim sa kanë vjedhur. Dyshimet për vjedhje e abuzime sidomos gjatë kësaj periudhe janë stratosferike.”-tha Danaj.