Mbrojtësi italian i nënshtrohet operacionit, ja kur do të rikthehet në fushë

Alesandro Florenzi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Sassuolos në kampionat më datë 30 shtator. Mbrojtësi nuk mundi t’i shpëtonte ndërhyrjes kirurgjikale të cilën në fakt e ka kryer mëngjesin e së enjtes nga profesori Lasse Lempainen në Finlandë.

Operacioni për fatin e mirë të lojtarit përfundoi me sukses ndërsa 31-vjeçari tashmë do të startojë fazën e rikuperimit e cila në fakt parashikohet të jetë e gjatë.

Në njoftimin zyrtar, Milan lajmëron se Florenzi pritet të rikthehet vetëm në vitin 2023, pasi do të duhen të paktën pesë muaj që mbrojtësi të marrë veten. Një humbje e madhe për kuqezinjtë, por një lajm i keq edhe për vetë Florenzin i cili gjatë karrierës së tij nuk ka pasur aspak fat me dëmtimet.