Berisha-qeverisë: Ju erdhët në pushtet me vota të vjedhura! Dilini përballë shqiptarëve...

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, tha se qeveria tallet me fermerët ndërsa shtoi se kanë marrë një borxh prej 500 miliardë lekësh, por pagat nuk i rritën asnjëherë.

“Talleni me fermerët. Në fund të fundit përfundoi për grurin, 1 të 10 që jep Kosova. Ju jepni 40 e ca euro, kurse Kosova jep 400 euro për hektar. Nëse mbjellin 100 mijë, se po u mbollën më shumë, zbret kjo shumë.

Shkoni e takoni qytetarët, hajdeni me mua, dilni ballë për ballë.  Të vij unë tek socialistët t'ua them këto. Po s’ka, jeni shkëputur ju se keni krijuar mekanizmin e vjedhjes, grabitjes, votës së tyre, por në mënyrë absolute do të ua nxjerrin për hundësh.

Ja këtu ua them unë, ato vota që keni vjedhur, do ti nxjerrin nga hundët. Keni marrë borxh 500 miliardë lekë. Me 500 miliardë lekë ju mund të rrisni 3 herë rrogat e shqiptarëve.”-tha Berisha.