Këto janë ndeshjet e sotme në Conference League, tifozët shqiptarë i kanë sytë te Ballkani i Ilir Dajës

Sonte, Liga e Konferencës do të ngrejë siparin me 16 ndeshje në fazën e grupeve.

Ky edicion, njësoj si ai i kaluari do të jetë sërish i veçantë pas finales së Tiranës, sepse këtë vit një ekip shqiptar do të garojë në fazën e grupeve në edicionin më të ri të UEFA-s.

Ballkani i Ilir Dajës do të bëjë debutimin sot në orën 18:45, ndaj rumunëve të CFR Cluj.

Në orën 18:45 do të zhvillohen gjithashtu edhe 7 sfida të tjera, ndërsa në mbrëmje, orën 21:00, do të luhen edhe 8 takimet e fundit të ditës.