EMRI/ Vrau biznesmenin shqiptar: Më kishte para borxh dhe më dhunonte

30-vjeçari italian, Davide Osella është autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar, Fatmir Ara. Punëtori 30-vjeçari tanimë është në paraburgim me akuzën e vrasjes me dashje.

Pas orësh të tëra marrje në pyetje, ai ka rrëfyer krimin e rëndë. Osella tha se e kishte vrarë biznesmenin shqiptar pasi ai kishte para borxh.

“Jo vetëm që më kishte para borxh, por edhe më ka dhunuar,” tha italiani.

Mendohet se ai e ka kryer krimin me një armë gjahu. Ai e qëlloi tre herë në kokë biznesmenin shqiptar.

Për të fshehur krimin, ai u paraqit vetë para karabinierëve në përpjekje për të krijuar një alibi.

Më herët ishte hedhur edhe pista e vrasjes për shkak se Ara ishte arrestuar dy vite më parë i akuzuar si pjesë e një organizate të trafikut të kokainës. Edhe i arrestuari italian e kishte përmendur drogën gjatë rrëfimit të gjatë, duke folur për një borxh të papaguar.

Në rrëfimin e dalldisur, ai kishte folur edhe për një qasje seksuale ndaj sipërmarrësit.

Hetuesit kanë dyshimet e tyre për dëshminë e dhënë nga ai, ndërsa e kanë marrë në pyetje për të paktën 17 orë. Ajo që dihet tashmë është se Osella është autori i krimit të rëndë.