VIDEO/ Tifozët e Galatasarayt bllokojnë makinën e Icardit dhe Wanda Narës

Mauro Icardi është transferuar zyrtarisht te Galatasaray në Turqi.

Sulmuesi argjentinas ka kaluar në formulën e huazimit me të drejtën e blerjes nga gjigantët turq në fundin e sezonit.

Gjatë mbërritjes së 29-vjeçarit në aeroportin e Stambollit mbrëmjen e djeshme, tifozët e Galatasarayt kanë qenë të papërmbajtshëm.

Në fillim kishin mbushur ambientin, ku ish-sulmuesi i Interit dhe i PSG-së mbërriti në aeroport ku ai festoi me ta, më pas Icardi u nis me makinë së bashku me bashkëshorten dhe njëkohësisht agjenten e tij, Wanda Nara, dhe fansat e skuadrës turke po qëndronin te makina për të bërë që argjentinasi të mos largohej, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.