Tërmet i fuqishëm mes dy ishujve grek, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën detare mes ishullit të Kefalonisë dhe ishullit të Zakinthos, Greqi.

Thellësia fokale u vlerësua bë 8.8 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar. 

Lëkundjet sizmike sipas raportimeve janë ndjerë në Nafpaktos, Janinë, Patra dhe Agrinio. 

Kanë pasuar dhe tre pasgoditje të tjera të cilat ishin 2.8 dhe 2.4 të shkallës Rihter.