Fundoset në brigjet greke superjahti ‘007’

Një superjaht 50 metra i gjatë i quajtur " 007", frymëzuar nga James Bond, është fundosur pak metra larg një plazhi grek.

Anija, e cila mendohet të jetë në pronësi të një biznesmeni zviceran, por që lundronte nën një flamur britanik, u fundos pasi u përplas me shkëmbinjtë vetëm 49 metra larg gjirit piktoresk Kolona në ishullin Kythnos.

GPS-i i varkës dyshohet se nuk ka funksionuar dhe e çoi varkën drejt bregut përpara se të fillonte të fundosej pranë bregut.

Rojet bregdetare iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe pesë pasagjerët në bord u shpëtuan në kohë.

"007" mund të strehonte deri në 10 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në bord dhe kishte një byk çeliku dhe superstrukturë alumini.

Ai ishte jahti i tretë më i madh i ndërtuar nga Aegean dhe u shitur për herë të fundit në vitin 2012, sipas Superyacht Times.