12 persona humbën jetën nga zjarri në një bar karaoke në Vietnam

Në një zjarr që shpërtheu një natë më parë në një bar karaoke në një vend pranë qytetit Ho Chi Minh në jug të Vietnamit, 12 persona vdiqën dhe 11 u plagosën, njoftuan zyrtarët lokalë.


“Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje në kërkim të viktimave”, tha një zyrtar lokal i paidentifikuar.

Sipas tij, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe janë hapur hetimet.