'1 km rrugë kushton 6 herë më shumë se në Serbi'/ Meta: Vjedhje katastrofike me veprat publike, situata kritike

Gjatë takimit me gratë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi vjedhjet që bëhen nga qeveria dhe njerëzit pranë saj, me veprat publike.

Meta tha se 1 kilometër rrugë në Shqipëri kushton 6 herë më shumë se në Serbi. Ish-kreu i shtetit tha se situata në vend është kritike, duke theksuar se 2/3 e familjeve shqiptare jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Ilir Meta: Po të kemi në konsideratë këto vjedhje të frikshme që ndodhin këtu ku një km rrugë e re kushton 6 herë më shumë se në Serbi dhe shumë e shumë vjedhje të tjera katastrofike me veprat publike, pa asnjë diskutim që mundësia për politika sociale për rritje pagash të qëndrueshme, për rritje të qëndrueshme të pensioneve është shumë e madhe.

Dhe do të sillte një mbështetje për familjet shqiptare që diskutojnë edhe qindarkën, por do t'i jepte dhe frymëmarrje konsumit, do të rriste edhe fuqinë blerëse, do të vinte në lëvizje edhe ekonominë.

2/3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, nën minimumin e kjufirit të varfërisë, është një situatë tepër kritike, ëhstë e qëllimshme sepse politika e shtypjes sociale, e zhveshjes së qytetarëve nga të drejtat e tyre themelore nuk është e rastësishme, është e qëllimshme.