Çfarë po ndodh?!/ Pas ndarjes së vështirë me Shpëtim Saraçin, Mira Konçi bën veprimin e papritur në rrjetet sociale

Një ndër çiftet më të dashura për publikun në vitet 2000, çuditën jo pak kur i dhanë fund martesës 25-vjeçare dhe duhet theksuar se nuk ka qenë një ndarje e lehtë.

Pas kësaj periudhe, kompozitori u kthye në Shqipëri, ndërsa kantautorja vendoi të jetojë në New York së bashku me dy fëmijët e saj. Një gjë tjetër që u vu re pas divorcit, ishte fakti se Mira u bë shumë aktive në rrjetet sociale.

Por, së fundmi Konçi papritur është “zhdukur” nga Instagrami. Kjo nuk është hera e parë që ndodh, ndonëse akoma nuk dihet shkaku.

Kujtojmë që pavarësisht ndarjes, Shpëtimi ruan marrëdhënie shumë të mirë më fëmijët. Vajza e tij Era ka rrëfyer gjtë një interviste dhe më parë se në shtëpinë e tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se festat do t’i gjenin të bashkuar. Sa u përket planeve familjare për fundvit, Era tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë.

Pra pavarësisht të gjithave duket se ish-çifti ka vendosur të ruajë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve që mbase mund të ketë bërë që të rilind dëshira për ti dhënë dhe një mundësi tjetër martesës së tyre disa vjeçare.