Kosovë: Largimi nga puna i mësueses me shami, kërcënohet drejtori i shkollës në Suharekë

Kosovë - Drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” në fshatin Reshtan- Suharekë është ankuar në polici se po kërcënohet nga një grup përmes rrjeteve sociale pasi si pasojë e largimit të një mësimdhënëse nga puna.

Në raportin 24 orësh policia njofton se ngjarja është raportuar në polici më 3 shtator rreth orës 19:30. Ndërkohë, ditë më parë është bërë e ditur se mësimdhënësja u largua nga puna për shkak të mbajtjes së shamisë.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale, Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.

“Duke u mbështetur në UA NR 03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që nuk i lejohet arsimtares së matematikës, z. Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniformë fetare”, thuhet në dokument.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai ka thënë se Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna duke shtuar se kjo ndodh në organet komunale më një procedurë të të rregulluar mirë