Ndërpreu rrjedhjen e gazit, Rusia kërcënon Europën me një VIDEO dramatike

Ndërkohë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e cila filloi më 24 shkurt vazhdon akoma, administrata e Moskës ndërpreu rrjedhjen e gazit nga tubacionet e Nord Stream 1 në përgjigje të sanksioneve perëndimore.

Duke folur në lidhje me këtë temë zëdhënësi i Kremlinit  Dmitriy Peskov tha:

"Arsyeja e problemeve në furnizimin me gaz janë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga vende të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe Anglinë".

Ndërkohë që ky zhvillim krijoi një shqetësim të madh në Evropë para afrimit të muajit të dimrit, vendet filluan të kërkonin një vend të ri që mund të siguronte furnizimin me gaz. 

Nga ana tjetër, Rusia ka shpërndarë edhe një video ku kërcënon Evropën për pasojat që do të ketë ndërprerja e rrjedhës së gazit natyror.

Në videon 2-minutëshe të titulluar "Ky dimër do të jetë i ashpër", Rusia ndau imazhe sesi i ftohti, i cili do të jetë efektiv me ndërprerjen e gazit, do të ngrijë Evropën dhe kërcënoi të heqë sa më shpejt sanksionet.