Pogba mbyll vitin, mesfushori francez rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Juventusi duket se ka marrë një surprizë të hidhur përpara ndeshjes së Championsit ndaj PSG-së, me mesfushorin Paul Pogba që duhet të operohet.

Francezi provoi të rikuperonte dëmtimin në menisk nëpërmjet terapisë, por duket se provat e para në fushën e lojës kanë qenë jo të suksesshme duke detyruar Pogba të marrë vendimin për tu operuar.

29-vjeçari pritet të mungojë minimalisht 4 deri në 8 javë gjë që do të bëjë që ai të humbasë pjesën e mbetur të ndeshjeve të Juventusit për vitin 2022 ku rrezikohet dhe pjesëmarrja e tij në Botëror.