Zyrtare/ Reece James nënshkruan kontratën e re me Chelsean

Reece James ka rinovuar kontratën me Chelsean. Klubi londinez ka njoftuar këtë të hënë se mbrojtësi anglez ka nënshkruar kontratë 6-vjeçare,

Sipas kontratës së re, James do të jetë pjesë e klubit anglez deri më 30 qershor 2028.

“Blutë” nuk kanë zbuluar detaje sa i përket pagës së lojtarit, por thuhet se 22-vjeçari është bërë mbrojtësi më i paguar në histori të klubit.

“Telegraph” ka raportuar se me kontratën e re, Reece James do të fitojë 250 mijë funte në javë.