Greqi/ ​Mbahet dasma e parë nënujore

Më 29 gusht, me iniciativën e bashkisë, në ishullin Alonissos u zhvillua dasma e parë civile nënujore në Greqi.

Petros dhe Myrto shkëmbyen betimet e dashurisë dhe përkushtimit të përjetshëm në fundin magjik të Alonisos.

Çifti u martua nga kryebashkiaku i Alonissos, Petros Vafinis, i cili mori një leje zhytjeje.