VIDEO/ Plas në Turqi, tifozi futet në fushë dhe godet lojtarin e Beshiktashit

Ngjarje të dhunshme kanë ndodhur në futbollin turk, ku një tifoz ka hyrë në fushën e lojës dhe ka shkelmuar futbollistin e Beshiktashit, në sfidën e kësaj të fundit përballë Ankaraguçu.

Skuadra e Beshiktashit arriti ta fitonte këtë sfidë me rezultatin 2-3 dhe polemikat nuk munguan, me lojtarët që u përplasën në fundin e takimit me njëri-tjetrin, ndërkohë që arbitri po mundohej të zbuste situatën.

Në atë moment, një tifoz hyri me vrap në fushën e lojës dhe shkelmoi sulmuesin turt, Çenk Tosun, me lojtarët e tjerë që e ndaluan menjëherë.