Vizita/ Bërnabiç mbulon targat dhe shoqërohet nga Policia e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka kaluar kufirin Serbi -Kosovë pak para orës 11:00 të së hënës. 

Ajo do të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së hënë për vizitë në komunat veriore me shumicë serbe.

Vetura me të cilën po lëviz, dhe të tjerave shoqëruese me targa të Serbisë, në hyrje të Kosovës u janë mbuluar simbolet serbe me stikera, sipas marrëveshjes në fuqi mes dy vendeve.

Eskorta e saj po sigurohet nga Policia e Kosovës. Qindra serbë kanë dalë në rrugë për ta pritur atë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpreson që ajo nuk do të keqpërdorë lejen për vizitë për të dhënë deklarata përçarëse.