Një hap i sigurt drejt titullit kampion, Verstapen dhuron spektakël në Holandë

Maks Verstapen është i pandalshëm dhe me fitoren në Holandë, piloti i talentuar i Red Bull hedh një hap të sigurt drejt titullit kampion.

Piloti holandez dhuroi spektakël përpara publikut të tij duke e dominuar garën nga fillimi e deri në xhiron e 72.

Podiumin e plotësoi George Rusell në vendin e dytë dhe të tretin Charles Leclerc. Duket se shanset për pilotin monegask kanë mbaruar, duke parë që ka humbur dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme nga Sergio Perez.